-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Hani i Elezit përfundon më 2021, kushton 210 milionë €

Kontrata është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Agron Thaçi dhe Drejtori Gjeneral i GCF-së Eduardo Rossi.

Është nënshkruar kontrata “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”

Kontrata është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Agron Thaçi dhe Drejtori Gjeneral i GCF-së Eduardo Rossi.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka sqaruar se i gjithë projekti do të përfundojë për 24 muaj dhe do të jetë gati për qarkullim në pranverën e vitit 2021.

“Sot është ditë vërtetë e mirë, ditë feste për faktin se nga sot fillojnë punimet për rinovimin, rehabilitimit të njëri nga sektorët e rëndësishëm të hekurudhave”.

“Punimet zgjasin 24 muaj që i bien se në pranverë të vitit 2021 do kemi vijën hekurudhore të kualitetit të pranueshëm, por hekurudha që do jenë në funksion të qarkullimit të mallrave dhe njerëzve”.

“Anët e mira janë se ky është investim i përbashkët. Investon populli i Kosovës, por po ashtu edhe BE. kur themi paratë e veta Kosova i ka hua, por do t’i kthejë ato”.

Kreu i ekzekutivit tha se shumë shpejt do të fillojnë punimet edhe në hekurudhën nga Peja deri në Shqipëri.

“Janë edhe dy seksione të tjera të nevojshëm. Edhe për ato së shpejti do t’i kemi të gatshme, nuk jemi larg nënshkrimit të kontratave për to”.

“Mund të ndodhë në 12 muaj dhe në pranverën e viti 21 jo vetëm që e kemi të përmbyllur seksionit Fushë-Kosovë Han i Elezit, por do ketë edhe të reja”.

“Hekurudha deri në Pejë dhe deri në kufi në Shqipërinë. Besoj se do ta bisedojmë këtë. Do të ketë edhe vende të punës, kompani vendore dhe gjenerim ekonomik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img