Një stuhi e fuqishme arktike ka përfshirë të gjithë veriperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej të premtes, me temperatura rekord, që në Malin Uashington, në Nju Hempshër, kanë arritur deri në -79 gradë celsius.
Ndërkohë, erëra të acarta kanë përfshirë këtë fundjavë edhe Nju Jorkun, Masaçusetsin dhe Konektikatin. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në SHBA, ky i ftohtë i acartë do të jetë i përkohshëm.
Por, edhe në ditët e para të kësaj jave, era do të jetë e ftohtë, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të bien edhe përtej -13 apo -14 gradë celsius. Temperatura ekstreme u shënua në Nju Hempshër, ku i gjithë parku kombëtar i Malit Uashington u pushtua nga errësira, i ftohti ekstrem dhe akulli, ku termometri për më shumë se 24 orë shënoi -79 gradë celsius.
Praktikisht, vendi u bë i pajtueshëm. /A2news