0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Regjistrohen edhe 96 raste me COVID-19 në Kosovë, 29 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 96 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.

Po ashtu janë shëruar 29 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1047 raste.

Sipas IKSHPK-së  data 08 shkurt deri më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.169 raste, me gjithsej 36 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK thotë se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img