Lionel Messi ka vendos që karrierën të vazhdojë te skuadra amerikane, Inter Miami.
Transferimin e shtatë herë fituesi i Topit të Artë e dëshiruan edhe ish-skuadra e tij Barcelona dhe klubi Arab, Al Hilal.
Sulmuesi argjentinas nëse do të kishte pranuar ofertën nga Lindja e Mesme, do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, pasi do të përfitonte një miliardë e 200 milionë euro gjatë dy viteve te Al Hilal.
Pavarësisht kësaj oferte stratosferike, Messi vendosi ti bashkohet Inter Miamit, dhe paga e tij do të jetë shumëfish më e vogël.
Sipas mediave amerikane, ish-futbollisti i PSG-së do të përfitojë 54 milionë dollar në vit, ku do të bëhët futbollisti më i paguar në histori të MLS.