4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Refuzohet kërkesa e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme në KS të OKB-së kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar bombardimet e NATO-s ndaj caqeve të policisë ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë, një ndërhyrje që kishte për qëllim ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik të popullatës shqiptare në Kosovë nga shteti serb.

12 anëtarë të KS-së së OKB-së abstenuan rreth kërkesës së shtetit rus ndërsa vetëm 3 ishin pro.

Ndërsa përfaqësuesit e Francës dhe ShBA-së insistuan se Rusia nuk u konsultua aspak në lidhje me këtë çështje, përfaqësuesi i Rusisë pretendoi se kërkesa e tyre figuronte në agjendën zyrtare të OKB-së.

Federata Ruse kërkoi seancë dëgjimore në Këshillin e Sigurimit për të folur rreth bombardimeve të NATO-s në 25 vjetorin e fushatës humanitare kundër caqeve ushtarake dhe policore të asokohe regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Rusia këroi që të futet në agjendë të ditës kjo temë nën titullin “Kërcënimet ndaj Paqes dhe Sigurisë Ndërkombëtare”.

Edhe në komunikatën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë ditës, thuhej se KE-ja e OKB-së “mund të mblidhet”, duke lënë të hapur mundësinë që kjo konferencë të mos ndodhë.

(25 mars), Këshilli i Sigurimit mund të (may) mblidhet për një konferencë nën pikën e rendit të ditës ‘Kërcënimet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare’. Rusia kërkoi takimin për të shënuar 25 vjetorin e fushatës së bombardimeve ajrore të kryera nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999. Në kohën e shkrimit, ishte e pasigurt nëse informimi do të zhvillohej siç ishte planifikuar, pasi një ose më shumë anëtarë të Këshillit mund të kërkojnë një votim procedural në përpjekje për të bllokuar mbledhjen. Nëse takimi zhvillohet, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jença do të informojë, ndërsa Kosova dhe Serbia ka të ngjarë të marrin pjesë sipas rregullit 39 dhe rregullit 37 të rregullores së përkohshme të procedurës së Këshillit, respektivisht”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Sigurimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img