-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Xhavit Halitit për përjashtimin e gjykatësit nga lënda për sulmin ndaj Arben Gashit

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama e ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, avokatit Kujtim Kërveshi, për përjashtimin e gjykatësit Driton Berisha nga rasti ku Haliti akuzohet për sulm ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, që kishte ndodhur në maj të 2018-ës.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, gjykatësi i rastit Driton Berisha.

Gjykatësi Berisha tha se në seancën e mbajtur më 4 janar 2024, avokati Kërveshi kishte kërkuar përjashtimin e tij (gjykatësit), por se një kërkesë e tillë është refuzuar nga kryetarja e Gjykatës.

Mirëpo, ai tha se tani sipas dispozitave të Kodit të ri të Procedurës Penale, ndaj këtij vendimi ankesa lejohet dhe që mbrojtja ka paraqitur ankesë.

Ndryshe, ky rast më parë ishte gjykuar nga gjykatësja Sulltane Hoti, mirëpo pas kalimit të saj në Departamentin e Krimeve të Rënda, tani gjykohet nga gjyqtari Driton Berisha.

Në tetor të 2019-ës, Gjykata Themelore në Prishtinë sipas urdhrit ndëshkimor, i kishte dënuar me nga 1 mijë e 250 euro gjobë deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti (për “Sulm”) dhe ish-deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj (për “Kanosje”), të deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Për Dreshajn, gjyqtari Berisha tha se e ka pranuar urdhrin dhe ka bërë kërkesë për kthim në gjendjen e mëparshme për ta zënë afatin për kundërshtim, por bazuar në shkresat e lëndës, nuk ka vendim për atë kërkesë nga gjyqtarja Hoti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur në maj të vitit 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Xhavit Haliti më 18 maj 2018 në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë me dashje ka sulmuar deputetin- tani të dëmtuarin Arben Gashi, duke e shtyrë me krahë dhe bërryl në gjoks.

Me këtë, Haliti po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 187, par.1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ndërsa, deputeti Gani Dreshaj thuhet se po të njëjtën ditë, me dashje, e kishte kanosur deputetin Gashi me fjalët “Kom me ta prish fytyrën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img