Komisioni i Garave e ka refuzuar ankesën e FC Ferizajt, për ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë.
Ferizajasit u ankuan me pretekstin se disa lojtarë të Lirisë luajtën pa kontrata valide.
Megjithatë, kjo ankesë është refuzuar nga Komisioni i Garave i FFK-së.
“Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Ferizaj – nga Ferizaj dhe ndeshja e barazhit në mes KF Ferizaj dhe KF Liria regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, në kohë të rregullt e pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria nga Prizreni”, thuhet ndēr tjera në vendim.
Liria kishte fituar në fushë pas penalltive, duke siguruar inkuadrimin në Superligë pas katër viteve.
Kurse, në anën tjetër, Ferizaj ra në Ligën e Parë.