2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Refuzimi për “Ballkanin e Hapur”, Rama: Kosova është sovrane, respektoj vendimin e tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se respekton vendimin e Kosovës për t’u mos u përfshirë në “Ballkanin e Hapur”.

Në një konferencë për medie për gazetarët shqiptarë, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Rama tha se Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vet. Sipas tij, vendin bosh të Kosovës nuk e zë dhe mbush askush në “Ballkanin e Hapur”.

“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vet, për vendin e vet. Vendi për Kosovën për tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot, nëse nuk e mbush vet Kosova. Unë nuk dua të them asgjë më shumë, pasi çka kam pasur për të thënë iu kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh, e respektoj”, tha ai.

Megjithatë, duke iu kundërpërgjigjur kritikave, Rama theksoi se të thuash se “Ballkani i Hapur” është projekt i Rusisë, është njësojë sikur të thuash Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e re.

“Të thuash se Ballkani i Hapur është projekti i Rusisë është njësojë sikur të thuash se Bashkimi Evropian është Jugosllavia e re”, tha ai.

Krahas këtyre, Rama bëri të ditur se në një të ardhme të afërt do të ketë një panair të madh në Beograd, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, derisa theksoi se në fokus do të jetë edhe e ardhmja energjetike./kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img