-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Refuzimi i takimit me Osmanin, Demhasaj: Kurti po e shkatërron demokracinë

Analisti politik Arton Demhasaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se po minon demokracinë në Kosovë. Demhasaj i bëri këto komente në kuadër të mungesës së Kurtit në mbledhjen e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, me qëllim diskutimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas Demhasajt, mosinteresimi i Kurtit për të marrë pjesë në këtë diskutim kritik reflekton një mospërfillje më të gjerë të proceseve demokratike.

“Kryeministri Kurti, lideri i Vetëvendosjes i cili vazhdimisht flet për demokracinë, është personi që më së shumti është duke e shkatërruar demokracinë e konsoliduar të Kosovës. Nëse Lëvizja Vetëvendosje ka pas vullnet me marrë pjesë në takim me kryeministrin Kurti dhe pamundësia e tij për të marrë pjesë në takim, atëherë kish mund më kërkuar nga presidentja me u shty takimi. Thjeshtë s’ka deshtë me shku, prandaj po thamë që është shkatërruesi më i madh i demokracisë”, u shpreh ai në Tëvë1.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img