Site icon PrishtinaPress

Refuzimi i naftës ruse do të ishte ‘katastrofik’, thotë zëvendëskryeministri i Rusisë

Udhëheqësit perëndimorë, si kryeministri britanik, Boris Johnson, po kërkojnë më pak varësi nga furnizimet e naftës të Rusisë në të gjithë Evropën.

Në përgjigje, zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, thotë se zëvendësimi i dërgesave ruse të naftës në Evropë do të zgjaste më shumë se një vit.

Novak thotë se një ndalim i naftës ruse do të çonte në “pasoja katastrofike” për tregun global dhe mund të çonte çmimet në mbi 300 dollarë për fuçi.

Exit mobile version