Site icon PrishtinaPress

Refuzimi i LDK’së palidhje, Shpend Ahmeti godet Abdixhikun

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e konsideron “palidhje” refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për ta takuar në Kuvend presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Ahmeti ka shkruar në Twitter se presidenti është “mbi partitë”, ndërsa tha se shkuarja e tij nëpër seli të partive do ta bllokonte qytetin.


“Presidenti i Shq. është institucion mbi partitë. Takimi i tij me kryetarët e partive në Kuvend është i drejtë dhe i barabartë. Mos të flasim për logjistikë ku shkuarja e tij nëpër seli të partive do bllokonte qytetin. Palidhje refuzim LDK!”, shkroi ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku reafuzoi takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, pasi i mbeti hatri që ai nuk shkoi në selinë e partisë, por e ftoi atë të takohen në Kuvend.

Abdixhiku më herët i kishte takuar jashtë zyrës së tij kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Exit mobile version