Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar kushtet e kryeministrit Kurti për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo është marrëzi, teksa shton se “Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte”.
“Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, shkroi tutje.
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë në datat 6 dhe 7 korrik një tur në Ballkan, ku do të zhvillojë takime me krerët e qeverive të këtij rajoni.
Për këtë kryeministri Albin Kurti tha se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, që të mbahet mbledhja ndërmjet dy qeverive.
Kurti ka folur edhe për procesin e Berlinit, ku tha se nuk ka lider në Ballkan që e ka mbështetur më shumë se ai.