Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se e çmon lëvizjen e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në lidhje me refuzimin e ftesës për t’i shkuar kryeministrit Kurti në darkë.
“Tema e frikës është njëfarë ngacmimi simpatik i emocioneve të kundërshtarëve politikë, se këtu krejt jemi kundërshtarë politikë, por e mbulon të vërtetën. E vërteta është që kemi një kryeministër që ka dështuar dhe duhet mbajtur përgjegjës. Asgjë nuk guxon ta mbulojë këtë gjendje, prandaj e çmoj veprimin e z. Haradinaj, ka treguar maturi dhe mençuri në një lëvizje të tillë, sepse saktë e ka kuptuar se çfarë po ndodhë”, tha Abdixhiku në “Pressing”.