-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Reforma zgjedhore pas zgjedhjeve

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se opozita nuk beson në sinqeritetin e iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për reformë zgjedhore.
Lekaj në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se reforma e nisur nga presidenti ka për qëllim t’ia zgjasë jetën Qeverisë aktuale.
Lekaj ka bërë me dije se AAK nuk do të përkrahë asnjë lloj të reformës zgjedhore para zgjedhjeve të reja.
Ai ka treguar se një reformë e mirëfilltë elektorale kërkon kohë dhe kjo kohë, sipas tij, është e mjaftueshme vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme.
Në këtë kontekst, Lekaj ka vlerësuar se ky proces nuk mund të realizohet pa një konsensus politik me opozitën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img