8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Reforma që rrezikon pushtetin e Macronit, a do të përfshihet Franca nga protestat masive?

Qeveria franceze do të preznatojë sot propozimet e saj për rishikimin e sistemit të pensioneve, një reformë me rrezik për presidentin Emmanuel Macron, raporton France 24.

Me besimin e tij të përsëritur shpesh se francezët “duhet të punojnë më shumë”, Macron ka këmbëngulur që nga ardhja e tij në pushtet në 2017 se sistemi i pensioneve duhet të riorganizohet.

Por pasi anuloi përpjekjen e tij të parë në 2020 përballë protestave dhe pandemisë Covid-19, centristi 45-vjeçar e vendosi çështjen në qendër të fushatës së tij të suksesshme për një mandat të dytë në prill të vitit të kaluar.

Përveç thjeshtimit të sistemit dhe heqjes së privilegjeve që gëzojnë punëtorët në disa sektorë të ekonomisë, reforma do të synojë të rrisë moshën e pensionit nga niveli aktual prej 62-vjeç, me shumë gjasa në 64.

“Në përgjithësi, ideja e reformës nuk mbështetet nga publiku, edhe pse disa mund të kuptojnë se nëse jetojmë më gjatë, atëherë mund të na duhet të punojmë më gjatë,” tha Bruno Cautres, një ekspert politik.

Të gjitha sindikatat e Francës dhe shumica e partive politike opozitare të vendit po përgatiten për kundërshtim, duke e parë rezistencën si një mënyrë për të mbrojtur sistemin social të vendit dhe duke minuar pozicionin e Macron.

Ky i fundit e ka bërë reformën e pensioneve një nga planet kryesore të planeve të tij për reformën e brendshme gjatë mandatit të tij të dytë.

“Nëse Emmanuel Macron dëshiron ta bëjë atë nënë e reformave… për ne do të jetë nëna e betejave,” paralajmëroi kreu i sindikatës së së majtës FO, Frederic Souillot, gjatë fundjavës.

Protestat dhe grevat në rrugë duken të pashmangshme, me përpjekjen e fundit të Macron që rezultoi në ndalimin më të gjatë të transportit publik në Paris në tre dekada.

Jelekët e Verdhë II?

Shqetësim më i madh për qeverinë është rreziku i protestave si në vitin 2018, kur njerëzit filluan të bllokojnë rrugët, duke shkaktuar atë që u bë e njohur si revolta e “Jelekëve të Verdhë”.

Protestat bënë që qeveria të tërhiqej, duke e bërë Macron të premtonte një drejtim më të butë dhe më pak autoritar të qeverisjes.
‘President i të pasurve’

Kritikët i shohin ndryshimet si retrograde dhe të panevojshme, edhe pse parashikimet zyrtare tregojnë se sistemi është në deficit të thellë në dekadat e ardhshme për shkak të plakjes graduale të popullsisë.

Në 2023, a do të jetë Emmanuel Macron president i të pasurve?

Ekonomisti dhe autori i majtë francez Thomas Piketty ngriti këtë pyetje, ndërsa shtoi se reforma mund t’i kursejë shtetit deri në 20 miliardë euro në vit, por “problemi është se këto 20 miliardë do të rëndojnë tërësisht më të varfërit” duke zgjatur jetën e tyre të punës.

Mbështetja për legjislacionin nga partia republikane e krahut të djathtë pritet të jetë e nevojshme./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img