2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Reforma evropiane largon zyrtarët publikë të korruptuar

Brenda këtij viti, Kosova do të duhet të ketë legjislacionin që i lë jashtë institucioneve zyrtarët që akuzohen ose janë dënuar për korrupsion.
Ky është prioriteti i parë i Agjendës për Reforma Evropiane, dokument të cilin zyrtarë brenda Qeverisë, jozyrtarisht e përshkruajnë si kompromis zori, në pamundësi për të zbatuar t’i gjitha obligimet që dalin nga Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, raporton KTV.
Në tri shtylla, Qeveria bashkë me BE-në kanë përzgjedhur gjithsej 22 prioritete afatshkurtra e afatgjate, për plotësimin e të cilave parashihen edhe më shumë se 100 veprime konkrete që duhet ndërmarrin institucionet relevante, brenda afateve të caktuara.
Për dy prioritetet e para, legjislacionin për zyrtarët që akuzohen apo dënohen për korrupsion dhe ndryshimin e Ligjit për konfliktin e interesit, KTV-ja i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Drejtësisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img