-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Referendumi serb, SHBA reagon ashpër ndaj qeverisë Kurti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar edhe njëherë në lidhje me refuzimin e Qeverisë për të lejuar referendumin e Serbisë në Kosovë.

Ambasadori i SHBA-ve në OSBE, Michael Carpetener, në një deklaratë të lëshuar ka thënë se SHBA-të kishin shpresuar se Qeveria e Kosovës do të lejonte misionin e OSBE-së të mbledhte fletëvotimet, mirëpo që ajo nuk veproi kështu.

Ky ambasador ka thënë se së shpejti do të diskutohen edhe modalitetet për votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të organizuar nga Serbia.

“Mezi presim të diskutojmë me partnerët tanë – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë – se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për t’u siguruar që qytetarët të cilët përkatësisht banojnë në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre”, ka thënë Carpetener.

Deklarata e plotë e Carpetener:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit, në të cilin qytetarët miratuan amendamentet kushtetuese që synojnë reformën në drejtësi. Këto ndryshime janë një hap i rëndësishëm drejt depolitizimit të gjyqësorit të Serbisë në përputhje me standardet evropiane dhe do të mbështesin procesin e pranimit të Serbisë në BE. Ne inkurajojmë qeverinë serbe që të vazhdojë të forcojë demokracinë në vend përmes sundimit të ligjit dhe reformave të tjera të nevojshme për anëtarësimin në BE, dhe ofrojmë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për përpjekjet e Serbisë.

Përpara referendumit, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve të saj evropianë duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që të marrin pjesë, pasi ne besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Thënë kështu, le të jemi të qartë për qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran për të përcaktuar kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj. Ne kishim shpresuar se qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së për të mbledhur fletëvotimin e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, por ajo zgjodhi të mos e bënte këtë. Ne e përgëzojmë Misionin e OSBE-së në Kosovë për gatishmërinë e tij që edhe një herë të marrë përsipër detyrën për të ndihmuar serbët që jetojnë në Kosovë për të votuar. Mezi presim të diskutojmë me partnerët tanë – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë – se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për t’u siguruar që qytetarët të cilët përkatësisht banojnë në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane. Ne besojmë se është për të ardhur keq që Kosova nuk është anëtare e këtij organi dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë sot. Mezi presim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate dhe kjo mund të ndodhë.

Ne vazhdojmë të inkurajojmë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që rrit stabilitetin rajonal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img