1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Reeker: Kosova dhe Serbia të angazhohen për marrëveshje ligjore që rezulton me njohje reciproke

Presidentja Vjosa Osmani bisedoi sot me ambasadorin Philip Reeker, ushtrues detyre i ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, i cili e uroi atë për zgjedhjen si presidente e Kosovës.

Ambasadori Reeker theksoi se raportet e SHBA-së me Kosovën janë të bazuara në vlerat demokratike dhe qëllimet e përbashkëta.

Ai me këtë rast e ri-konfirmoi interesimin e presidentit Joe Biden për të mbështetur Kosovën drejt zhvillimit dhe zbatimit të reformave të nevojshme. Po ashtu, ambasadori Reeker potencoi angazhimin e SHBA-së për të mbështetur shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani nënvizoi se partneriteti me SHBA-në është jetik për realizimin e prioriteteve të institucioneve të Kosovës në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës, si dhe zbatimin e reformave te brendshme që do të shtonin punësimin dhe do të luftonin në mënyrë efikase korrupsionin.

Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ambasadori Reeker theksoi se SHBA-ja inkurajon palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila do të rezultonte në njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e përmirësimit cilësor të procesit të dialogut që bazohet në paprekshmërinë e territorit të Kosovës dhe karakterin unitar të shtetit e që i kontribuon paqes dhe prosperitetit në rajon.

Ajo theksoi se për Kosovën, ndriçimi i fatit të të pagjeturve mbetet prioritet të cilin institucionet synojnë ta shtyjnë përpara dhe për këtë kërkoi përkrahjen e SHBA-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img