Të paktën dy qendra të votimit kanë mbetur pa rrymë në kohën kur po mbahen zgjedhjet lokale në Drenas.
Në fshatin Çiktovë, Gradicë dhe në Drenasi 3 është raportuar se është ndalur energjia elektrike.
Zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala ka thënë se në këto dy pjesë ka pasur prishje të trafove dhe se ekipet e KEDS’it janë duke dalë në teren për t’i sanuar dëmet.
“Në ‘Drenasi 3 trafo ka një prishje. Edhe në Gradicë ka pasur prishje. Ekipet tona janë duke shkuar për intervenim”, ka thënë Buzhala.