16 C
Pristina
spot_img

Redmi Turbo 4 Pro ka arritur: Bateri e madhe dhe versioni Harry Potter

Redmi Turbo 4 ishte një nga modelet e para të këtij viti nga Xiaomi, dhe tani ka dalë edhe modeli Pro.

Ky smartphone funksionon me procesorin Snapdragon 8s Gen 3 të Qualcomm-it, i cili mund të shoqërohet me deri në 16 GB RAM dhe 1 TB memorie të brendshme.

Turbo 4 Pro furnizohet nga një bateri e madhe silikono-karboni me kapacitet prej 7.550 mAh dhe mbështetje për karikim 90W. Bateria mund të përdoret gjithashtu si powerbank për të karikuar pajisje të tjera përmes karikimit të kthyeshëm me kabllo me fuqi deri në 22,5W.

Turbo 4 Pro ka një ekran OLED 6,83 inç me rezolucion 2.772 x 1.280 pikselë dhe frekuencë rifreskimi prej 120 Hz.

Paneli përfshin edhe një sensor optik për gjurmën e gishtit, ndërsa ndriçimi maksimal lokal arrin deri në 1.600 nits. Në pjesën e pasme ndodhet kamera kryesore 50 MP (LYT-600), si dhe një kamerë ultra të gjerë 8 MP, njësoj si tek modeli standard.

Pajisja përdor sistemin operativ Xiaomi HyperOS 2, të bazuar në Android 15, dhe është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit sipas standardit IP68.

Redmi Turbo 4 Pro vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të gjelbër, ndërsa Xiaomi është bashkuar me kompaninë Warner Bros. për të dizajnuar një version special të Harry Potter-it.

Turbo 4 Pro me 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme kushton 274 dollarë, ndërsa për versionin më të shtrenjtë me 16 GB RAM dhe 1 TB memorie të brendshme duhet të shpenzohen 411 dollarë. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img