9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Reciprociteti me Serbinë, ministrja Hajdari tregon nëse qeveria do ta aplikojë

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka thënë se janë duke bërë analizë nëse duhet të aplikohet reciprociteti me Serbinë.

Hajdari në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se janë duke analizuar raportet me të gjitha shtetet fqinje sa i përket bilancit tregtar.

“Për reciprocitetin ose më mirë ta them për përmirësimin e bilancit tregtar që është prioritet i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë jemi në analizën e të gjitha raporteve që i kemi me shtetet fqinje në aspektin tregtar me qëllim të përmirësimit të bilancit tregtar që synojmë ta përmirësojmë në Kosovë”, tha ajo.

Tutje ministrja Hajdari tha se nuk mund të thotë saktë nëse do të aplikojnë reciprocitetin.

“Ne kemi shumë barriera jo vetëm me Serbinë por edhe me shtetet tjera rajonale, ne do t’i përdorim mekanizmat si CEFTA dhe EFTA që pret të nënshkruajë marrëveshje me Republikën e Kosovës dhe unë sot nuk jam për të thënë se mund të aplikojmë këtë apo atë, pa e shikuar edhe në analizën e mirë të mekanizmave aktualë”, u shpreh Hajdari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img