13.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Reçica: Të ruajmë stabilitetin fiskal në vend

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për kërkesat e rritjes së pagave në vend, si dhe për sigurimet sociale.

Reçica tha se vendi po përballet me disa kërkesa apo presione të grupeve të caktuara për interesat e tyre dhe sipas tij, të gjithë duhet të trajtohen të barabartë në mënyrë që të bëhet ruajtja e stabilitetit fiskal në vend.

“Realisht po përballemi me një situatë të kërkesave, presione të grupeve të caktuara, qoftë për interesa të ngritjeve të pagave të tyre, por dhe për krijimin e skenave tjera. Jemi pjesë e një shteti dhe duhet ta trajtojmë këtë shtet të gjithë njësoj, në kuptimin e  ruajtjes së stabilitetit fiskal të vendit”, ka thënë Reçica.

E sa i përket sigurimeve sociale, ai theksoi se janë duke negociuar me disa shtete, ndërsa me disa tjera kanë arritur edhe marrëveshje.

“Kemi dy marrëveshje për sigurime sociale me mbretërinë e Belgjikës dhe me konfederatën e Zvicrës, tashmë të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës. Jemi duke pritur në këtë tre mujorin e parë sipas informatave që na i kanë dhënë të dy shtetet që do ta ratifikojnë në parlament që mandej do t’i hap rrugë zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Në anën tjetër kemi filluar negociatat me Kroacinë, po bëjmë përpjekje për të filluar me Slloveninë, po ashtu kemi iniciuar me Holandën dhe do të iniciojmë me të gjitha shtetet ku qytetarët tanë kanë dhënë kontributet e tyre”, u shpreh ministri Reçica.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img