Site icon PrishtinaPress

Reçica: Qeveria Kurti prapë dështon në pajisjen e mërgimtarëve me pasaporta

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka dështuar në pajisjen e diasporës me pasaporta.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak të paaftësisë së kësaj qeveria.

“Për shkak të paaftësisë, keqmenaxhimit dhe papërgjegjsisë së kësaj Qeverie, për të katërtin vit me radhë shumë mërgimtarë të cilët kanë aplikuar para tre muajve në misionet diplomatike, ende nuk janë pajisur me pasaporta. Ndërkohë ata kanë rezervuar biletetat dhe kanë planifikuar pushimet në Kosovë.”, ka shkruar ai.

Exit mobile version