Site icon PrishtinaPress

Reçica premton angazhim të mëtejmë për viktimat e dhunës seksuale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori pjesën në lansimin e fushatës “Bëhu zëri im”, në kuadër të ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Reçica tha se Qeveria e Kosovës ka nisur njohjen e statusit dhe kompensimin e viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë mirëpo sipas tij, kompensimi material nuk shlyen plagët e kësaj kategorie.

“Po angazhohemi fort që kjo kategori të gëzojë shërbime të mirëfillta shëndetësore, punësim dhe aftësim profesional, rehabilitim jetësor dhe barazi në shoqëri”, shkroi Reçica. Tutje, ministri shtoi se përkushtimi ndaj kësaj kategorie shkon përtej përpjekjeve institucionale dhe se të drejtat e merituara dhe barazia në shoqëri për këto viktima arrihen vetëm nëpërmjet angazhimit të përbashkët të të gjithë hallkave të shoqërisë.

Exit mobile version