3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Reçica: Po punojmë fort në ndalimin e punëve të rënda te fëmijët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raportoi sot para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në lidhje me gjendjen ekzistuese të të rinjve dhe të miturve të cilët punojnë në sektorin privat.

Reçica i informoi deputetët rreth mekanizmave për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda të fëmijëve dhe përpjekjeve që po bënë MPMS për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda, sidomos në avancimin e legjislacionit.

Ministri tha se Ligji aktual i Punës lejon lidhjen e marrëdhënies së punës nga mosha 15 deri 18 vjeç, në ato aktivitete ekonomike që nuk janë të dëmshme për zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve.

Gjatë mbledhjes së komisionit ministri pranoi një sërë pyetjesh nga deputetët në lidhje me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë, sigurisë dhe shëndetit në punë, aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës, konkretisht rreth rastit të fundit të vdekjes në vendin e punës të një personi të moshës 17 vjeçare në Prizren.

I pari i MPMS-së theksoi se dikasteri që drejton është i përkushtuar në zbatimin e legjislacionit mbi parandalimin e punëve të rënda të fëmijëve dhe në rritjen e mirëqenies së fëmijëve të të gjitha kategorive, si dhe në rritjen e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës ku përkitazi me këtë janë ndërmarë një sërë hapash konkret.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img