-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Reçica: Kosova, e përkushtuar në rrugën e saj drejt BE-së

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila po mbahet në Maltë, në ditën e parë të saj, ka mbajtur një fjalë rasti.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryetari Reçica ka konfirmuar përkushtimin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj për t’u bërë pjesë e BE-së, pasi që, siç tha ai, ekziston bindja se brenda BE-së do të realizohen aspiratat e tyre.

Reçica tha se Kosova dhe institucionet e saj janë të vendosura dhe aktive në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, duke filluar nga terrorizmi, lëvizjet e pakontrolluara të qytetarëve dhe të të gjithë faktorëve të tjerë negativë, të cilat mund ta rrezikojnë BE-në.

“Kosova është njëra nga vendet më stabile në rajon dhe këtë e ka dëshmuar se ka marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e saj, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me ndërmjetësimin e BE-së, po zhvillohen bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Është e vërtetë qe ka ngecje dhe mungesë të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara, por shpresojmë se me ndërmjetësimin e BE-së do të ecim përpara në këtë drejtim”, theksoi Reçica.

Duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe realizimin e saj, kryetari Reçica tha se Kosova është duke bërë përpjekje maksimale për t’i plotësuar të gjitha kriteret që dalin para saj në këtë proces.

“Është thënë nga shumë folës se BE-ja duhet të jetë shumë prezente në Ballkanin Perëndimor, pasi që kjo prezencë ndikon në stabilizimin e rajonit dhe ndihmon këto vende të përafrohen me vendet e BE-së”, theksoi kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica.

Gjatë fjalës së tij, Reçica foli edhe për lirimin e Ramush Haradinajt, duke vlerësuar se kjo i kontribuon proceseve pozitive në Kosovë dhe rajon.

Në margjina të kësaj konference, kryetari Reçica ka zhvilluar edhe një varg takimesh të veçanta me përfaqësues të shumë të shteteve pjesëmarrëse.

Kështu, kryetari i KPJ-së të Kuvendit të Kosovës është takuar me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, Karel Schwarzenberg, anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamenti të Italisë, Paolo Alli, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kroat, Miro Kovač, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Sllovenisë, kryesuesin e Komitetit të Përhershëm për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit të Norvegjisë, Øyvind Halleraker, eurodeputetët Jožef Horvat, Tonino Picula, Knut Fleckenstein, Zeljana Zovko etj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img