Site icon PrishtinaPress

Reçica: Janë paraparë masa për sigurinë në punë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Haxhi Shala, ka pyetur Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, nëse ka paraparë hapa konkret në strategjinë sektoriale 2018-2022, për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Kjo, pasi sipas tij, siguria në punë dhe shëndeti mbeten ende sfidat kryesore me të cilat përballën punonjësit në përgjithësi.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se kanë paraparë masa të cilat do të ngrisin sigurinë në punë dhe të drejtat e punëtorëve.

Reçica: Janë paraparë masa për sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit

“Në strategjinë sektoriale të MPMS janë parapara një sërë masa për të ngritur dhe garantuar respektimin e të drejtave të punëtorëve, respektimin e kushteve të punës, krijimit të sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë. Ne si Ministri e Punës kemi nxjerr disa rregullore vitin e kaluar për sigurinë dhe shëndetin në punë të cilat janë transpozuar disa direktivave të Bashkimit Evropian dhe këto rregullore ndihmojnë në zbatimin e ligjit për siguri dhe shëndet në punë. Duke qenë të vedijshëm që siguria dhe shëndeti në punë janë çështje jetike për punonjësit por edhe për vetë punëmarrësit muajin e kaluar kemi lansuar fushatën për sigurinë dhe shëndetin në punë. Kemi filluar fushatën vedijësuse këtë vit më herët se rëndom dhe kemi filluar nga sektori me rrezikshmëri të lartë siç është ai i ndërtimtarisë dhe po vazhdojmë edhe në sektorë të tjerë”,tha Reçica.

Ai tha se në këtë fushatë ata ua kanë përkujtuar punëdhënëseve, por edhe punëmarrëseve vendosmërinë e tyre për zbatimin e legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Exit mobile version