Site icon PrishtinaPress

Reçica i përkushtuar për mbështetje të grupeve të cenueshme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se angazhimi dhe përkushtimi për rritjen e mirëqenies sociale në mënyrë gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët, sidomos ndaj grupeve të cenuara është privilegj dhe njëherit përgjegjësi në kuadër të besimit që i është dhënë për të udhëhequr me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kështu u theksoi i pari i MPMS-së, gjatë lansimit të nëngranteve për 27 OJQ lokale të cilat dot ofrojnë shërbime sociale për grupet e cenueshme në Kosovë.

“Në kuadër të projektit, “Mbështetje më të mira sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga fondet e IPA-s, sot bashkë me Zyrën e BE-së, organizatën suedeze(SIDA) dhe organizatën “Save dhe Children” lansuam nëngrantet për 27 OJQ lokale të cilat do të ofrojnë shërbime cilësore për fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe të rriturit në nevojë, si dhe për viktimat e dhunës dhe trafikimit”, tha ministri Reçica.

Reçica shtoi se MPMS, në bashkëpunim edhe me donatorët dhe partnerët tjerë, do të fuqizojë edhe më shumë ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, sidomos për grupet e cenueshme.

Exit mobile version