Site icon PrishtinaPress

Recetë Syfyri – Omlet me Spinaq dhe djath Feta

Koha e përgatitjes: 5 – 7 minuta

Përbërësit për 1 person: 

2 vezë REA-s

Gjysmë lugë gjalpë Rama

1 pjatë spinaq nga Hortex

Vaj ulliri Levante

Gjysmë domate e grirë

Djathë Feta nga Olympus

Përgatitja: 

Thyeni dy vezët dhe hidhni kripë e piper teksa po bëni këtë. Shkrini gjalpën në një tigan në temperaturë mesatare.

Shtoni spinaqin në këtë tigan dhe fërgoni.

Hidhni vezët e përziera në po të njëjtin tigan më pas me gjentilesë tërhiqni nga mesi pjesën e vezëve të fërguara në mënyrë që në hapësirë të kalojë sasia e vezëve që mbeti pa fërguar duke formuar kështu valë omleti. Fërgoni edhe pak duke lënë pak të lëngshëm mesin e omletit. Shtoni sasinë e domateve dhe djathin Feta të copëtuar. Gjysmën e omletit më pas e bëni palë mbi gjysmën tjetër duke hedhur edhe pak djathtë feta dhe jeni gati për servim.

Exit mobile version