Deri tani nuk i keni gatuar kështu
Krepat me djathë shërbeni me jogurt, domate të freskëta, proshutë për kafjall apo darkë.
Përbërësit:
– 2 vezë;
– kripë;
– 150 g djathë feta;
– 300 ml qumësht;
– 200 g miell;
– 1 gjysmë luge të vogël pluhur për ëmbëlsira;
– gjalpë.
Përgatitja:
Tundni dy vezë, djathin dhe qumështin. Shtoni miellin situr me pluhurin për ëmbëlsira. Bashkoni.
Lyeni me vaj tiganin (pak më shumë se për krepa) dhe me garuzhdë hidheni tretjen.
Piqni 5 minuta në temperaturë mesatare, pastaj me ndihmën e një pjate rrotulloni dhe piqni edhe 2 minuta.
Me këtë tretje do të keni 2 – 3 krepa të trasha.
Lyeni me gjalpë krepat e gatuara.
Ju bëfshin mirë.