Shijoni një pjatë shumë aromatike dhe oreksndjellëse
Përbërësit:
– 1 presh,
– 300 g mish të bluar,
– 3 g spinaq,
– 1 spec i gjelbër,
– 1 domate,
– 2 vezë,
– 200 g ajkë të thartë,
– 100 ml qumësht,
– vaj,
– kripë,
– 4 thelpinj hudhre
Përgatitja:
Në vaj fërgoni preshin e grirë, shtoni specin e grirë, shtoni mishin e bluar dhe fërgojeni mirë.
Shtoni spinaqin e grirë dhe marinoni mirë, shtoni domaten e grirë me hudhrën e grirë.
Kur të fërgohet mirë hiqni nga zjarri dhe lini të ftohen.
Ndizeni furrën në 250 gradë Celsius.
Vezët tundni, shtoni ajkën, qumështin tundeni dhe shtojeni në mishin e fërguar. Sipër mund të qitni pak kaçkavall të grirë në rende.
Piqeni rreth 35 – 40 minuta.
Ju bëftë mirë!