Site icon PrishtinaPress

Recetë brilante për shpageta e Audrey Hepburnit 

Aktorja e famshme dhe njëra ndër femrat më të bukura të botës ka thënë që zemra e saj u përket – pastave

Një herë në javë vetvetes i ka përgatitur “festën” dhe ka zier shpageta sipas recetës të cilën e ka trashëguar nga gjyshja e saj.

Nevojiten:

• një qepë e vogël,
• 2 thelpinj të grirë hudhre,
• 2 karota të madhësisë mesatare, të grira,
• pak selino,
• 2 kanoçe konservash domate me salcë,
• 2 tugë të mëdha borziloku të freskët,
• 2 lugë vaj ulliri,
• shpageta gruri,
• kripë dhe piper sipas shijes,
• djathë i freskët i grirë në rende Parmigiano-Reggiano.

Metoda e përgatitjes:

Qitni qepën, hudhrën, karotën, selinon dhe domatet në një enë të madhe. Qitni sipër vaj ulliri.

Merrni pak borzilok dhe hiqjani fletët nga kërcelli (duhet të mbushni me fletë rreth ½ e filxhanit). Shtojani fletët e borzilokut perimeve.

Nxehni gradualisht të gjithë përbërësit dhe duke i përzier shtoni salcën e domateve. Zieni në zjarr të ulët rreth 45 minuta.

Pas 45 minutave (apo kur perimet e grira të zbuten) hiqeni nga zjarri. Le të qëndrojnë 15 minuta. Në këtë çast mbushni një tenxhere të madhe me 4 litra ujë.

Merrni borzilokun e mbetur dhe grijeni mirë. Qiteni në ujë dhe kur uji të vlojë qitni shpagetat (zakonisht gjatë kohës së zierjes të shënuar në paketim).

Provoni salcën, shtoni kripë dhe piper. Qitni salcën, me djathin e grirë Parmigiano Reggiano dhe fletët e grira mirë të borzilokut dhe shërbejini.

Ju bëfshin mirë!

Exit mobile version