Site icon PrishtinaPress

Receta për xhem shtëpiak nga kumbullat: pa konservanse

Ju nevojiten:
▪ 6 kg kumbulla
▪ 2 kg sheqer
▪ 1 degëz lule blete apo sherbele
Përgatitja:

Lani mirë kumbullat. Me kujdes hiqni bërthamat dhe bishtat pastaj i qitni në një tenxhere të madhe të cekët.
Sheqerin qiteni sipër kumbullave dhe të gjitha vendosni në pllakë shporeti.
Lërini që xhemi të zihet mirë, ndërkaq rregullisht përzieni që të mos ngjiten për fundin e tenxheres.
Derisa xhemi gurgullon ngadalë shtoni ose degëzën e lule bletës apo të sherbeles në mënyrë që të marrë notën e pazakonshme të erëzave bimore.
Në fund të zierjes nxirrni degëzat nga xhemi.
Kur të mbetet gjurma e lugës në fundin e tenxheres, do të thotë që xhemi është gati.
Kavanozat lani mirë dhe pastaj fusni në furrë dhe nxehni. Në kavanozat e nxehur qiteni xhemin e nxehtë.

Exit mobile version