2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Receta natyrale që i thotë lamtumirë dhimbjeve të shpinës dhe këmbëve

Thuhet se me kalimin e moshës fillojnë edhe dhimbjet në shpinë apo këmbë.
Megjithatë, edhe të rinjtë kanë probleme të tilla, sidomos ato që nuk bëjnë shumë ushtrime fizike. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton dhimbje në shpinë, kyçe dhe këmbë.

Përveç jetës joaktive, mungesa e vlerave ushqyese ndikon gjithashtu në dhimbjen e kockave. Marrja e shpeshtë e ilaçeve kundër dhimbjeve nuk është i mirë për shëndetin. Për të trajtuar këto probleme, mund të përdorni edhe mënyra natyrale, të cilat nuk kanë efekte anësore dhe japin rezultate më të mira.

Në artikullin e sotëm do të japim një recetë të një lëngu natyral shumë të mirë për dhimbjen e kockave.

Për përgatitjen e këtij lëngu nevojiten këta përbërës:

1 portokall i qëruar

2 filxhanë ananas

2 gjethe selino

2 dardha

1 limon i qëruar

Rrënjë xhenxhefili

Shafran organik të Indisë

1 lugë çaji ujë

Përgatitja:

Lani xhenxhefilin dhe shafranin e Indisë dhe copëtojini mirë

Prisni dardhat, limonin dhe portokallin në copa të vogla

Hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse dhe shtoni një lugë çaji uji

Shtrydhini mirë përbërësit derisa të formohet lëngu

Konsumojeni pijen çdo mëngjes

Të gjithë përbërësit me të cilët është përgatitur lëngu përmbajnë vlera ushqyese shumë të rëndësishme për shëndetin. Ky lëng frutash ndihmon në uljen e inflamacionit, rritjen e nivelit të antioksiduesve në gjak dhe lehtësimin e dhimbjeve të kockave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img