2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Receta e Pepës:Byrek me spinaq

Përbërësit: – Miell : 3 gota uji (500 g) – ujë : 300 g (6 filxhanë kafeje) – kripë – spinaq : 1 kg – vezë : 1 kokërr – djathë : 100-200 gr – vaj : 1/2 filxhan çaji – kripë, piper.

‘Pregaditja:

Spinaqi pastrohet lahet në ujë të bollshëm dhe përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë ; kullohet duke e shtrydhur pak, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në byrek. Për byrekë preferohet miell i fortë (miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet). Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit.

Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë, i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet. Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img