8.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

Buy now

spot_img

Receta e Pepës: Bakllava me vishnje

Përbërësit:

2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,

1 gotë vaj e 1 qumësht,

afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,

700 gr niseshte,

1/2 kg arra të grimcuara osefestek të bluara,

1/2 kg gjalpë.

2 kg sheqer,

1 lit ujë,

lëngu i 1/2limonit,

1 sheqer vanileje.

Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi.

Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë.

Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën.

Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe.

Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë.

Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj.

Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra.

Pritet në formë delimash.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë.

I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi.

Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë.

Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër.

Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer, shtohet 1/2 e limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje.

Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur.

Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.

Variant për mbushje:1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave.

Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjeve.

Gatuhet dhe piqet në të njëjtën mënyrë sikurse bakllava me arra.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img