Site icon PrishtinaPress

Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës, pas 3 muaj ndërprerje

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” (ANP), ka njoftuar se sot në orën 00:50, është realizuar fluturimin e parë pas më shumë se tre muaj ndërprerje të punës për shkak të pandemisë.

ANP, përmes një postimi në “Facebook”, u ka uruar mirëseardhje udhëtarëve të parë që mbërrinë në Kosovë pas shpalljes së pandemisë.

“Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA”, thuhet në postimin e ANP-së.

Bashkë me publikimin e datës së lejimit të udhëtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë bërë të ditura poashtu edhe rregullat të cilat duhet të respektojnë udhëtarët.

Për çdo fluturim pasagjerët janë të detyruar që të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit; vetëm udhëtarët lejohen të hyjnë në ndërtesën e terminalit; duhet të mbahen maskat dhe distanca gjatë gjithë kohës.

Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim që nga data 28 qershor të rihapet aeroporti i Prishtinës.

Exit mobile version