Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, Realin e Madridit e pret një muaj ferri. Brenda 30 ditëve madrilenët do të zhvillojnë 7 ndeshje të forta që kanë shumë rëndësi për vijueshmërinë e kubit merenges.
Ndeshja e parë do të jetë ndaj Real Sociedadit që po bën revolucion këtë vit, e dyta ndaj Celta Vigos në trasnfertë, e cila e eliminoi nga Copa del Rey.
Ndeshja e tretë do të jetë më e lehtë ndaj Osasunas, ndërsa në ndeshjen e katërt do të presin Napolin në Ligën e Kampionëve, skuadër e cila nuk ka humbur në tre muajt e fundit.
Ndeshja e pestë do të jetë ndaj Espanyolit, ndërsa dy ndeshjet tjera do të jenë shumë të vështira, ku fillimisht e i shkojnë Valencias që po ngritët cdo ditë dhe më pas e presin Villarealin, me të cilën skuadër kanë barazuar në ndeshjen e fundit.