Site icon PrishtinaPress

Reali projekton befasinë e merkatos, zbulohet kontrata që ka gati për t’ia ofruar Cavanit

Edinson Cavani raportohet se mund të transferohet si lojtar i lirë te Real Madridi.

Kontrata e uruguaianit me Manchester Unitedin skadon më 30 qershor të këtij viti dhe sulmuesi pritet të largohet nga “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Fichajes”, klubi nga kryeqyteti spanjoll po mendon transferimin e Cavanit

Real Madridi thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë kontratë një-vjeçare 35-vjeçarit, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Transferimi i Cavanit te “Los Blancos” do të ishte një aventurë e re për të, pasi ai nuk ka luajtur më herët në futbollin spanjoll.

Para transferimit te Manchester United, Cavani kishte luajtur te Paris Saint-Germaini, Napoli, Palermo e Danubio.

Exit mobile version