Site icon PrishtinaPress

Reali ndan rrugët me pasardhësin e Ronaldos

Reali i Madridit dhe Mariano Diaz do të ndahen përfundimisht në fundin e këtij sezoni.

Sulmuesit nga Republika Domenikane i mbaron kontrata këtë verë dhe klubi nuk do t’i ofrojë rinovim. Mariano ka luajtur shumë pak këtë sezon duke qënë jashtë planeve të Carlo Ancelottit këtë edicion.

29-vjeçari ka oferta nga Premier League, ku konkretisht West Ham United dhe Leeds United kanë shprehur mundësinë e nënshkrimit me lojtarin. Por për futbollistin mund të ketë dhe një rikthim në Ligue 1 te skuadra e Nice, pasi më parë ka luajtur për Lyon për vetem 1 sezon, klub ky që e shiti për 21 milionë euro te Reali i Madridit në 2018.

Exit mobile version