Real Madridi ka hequr kryqin nga logoja, si pjesë e marrëveshjes me kompaninë e veshmbathjeve për gjashtë shtete në Lindjen e Mesme.
Kampioni evropian, që për sponsor kryesor ka kompaninë e fluturimeve Emirates, këtë marrëveshje e ka arritur me kompaninë Marka.
Kjo kompani ka të drejtat e prodhimit dhe shitjes së produkteve të klubit “mbretëror” në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Kuvajt, Katar, Bahrejn dhe Oman.
Logoja e ridizajnuar përfshin vetëm largimin e kryqin, ka thënë zëvendëspresident i Markas, Khalet al-Mheiri, për Reuters, transmeton Koha.net.
“Duhet të jemi sensivitë në vendet që janë sensitive në produktet që mbajnë kryq”, ka thënë ai.
Kjo nuk është hera e parë që në shtetet arabe hiqet kryqi nga një logo sportive. Ajo kishte ndodhur edhe më parë me klube të tjera të njohura evropiane.