Real Madridi e ka vendosur çmimin për Ferlan Mendyn.
Futbollisti francez është bërë objektiv i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit “Defensa Central”, kampioni spanjoll dhe evropian ia ka vendosur çmimin prej 50 milionë eurosh mbrojtësit të majtë francez.
Krahas “Djajve të Kuq”, futbollistin e pëlqen edhe Chelsea në Angli.
Mendy ishte titullar i “Los Blancos” dhe shfaqi paraqitje pozitive prej se e ka nisur eksperiencën në “Santiago Bernabeu”.
Chelsea do të mbetet pa mbrojtësin e majtë, Marcos Alonso, i cili pritet të rikthehet në Spanjë, ndërsa e sheh përfaqësuesin francez si pasues ideal të tij.