Real Madridi e ka barazuar rezultatin kundër Dortmundin brenda tre minutave.
“Mbretërit” ishin duke u mposhtur me rezultat 0-2 gjatë pjesës së parë në “Bernabeu” kundër Dortmundit, teksa u kthye në lojë me golin e Rudigerit të shënuar në minutën e 60-të.
Ndërsa, në minutën e 63-të ishte Viniciusi ai që barazoi gjithçka duke barazuar shifrat, njofton Klankosova.tv.
Aktualisht po luhet minuta e 65-të e takimit, ku aktualisht Reali ka katër pikë në tri ndeshje, ndërsa Dortmundi shtatë nga tri ndeshje, me rezultatin aktual.
Kjo nuk është hera e parë që Reali bën rikthime të tilla në ndeshje, pasi ngjashëm e ka bërë edhe kundër Manchester Cityt në gjysmëfinalen e vitit 2022, pasi ishte duke u mposhtur 0-1, ndërsa për pak minuta kishte shënuar dy gola.