Home Uncategorized Reali ‘bombardon’ tregun, transferon Neymarin, Hazardin dhe Pogban

Reali ‘bombardon’ tregun, transferon Neymarin, Hazardin dhe Pogban

Real Madrid po përgatitet për një treg të transferimeve të paparë ndonjëherë në histori të futbollit.

Largimi i Ronaldos, mungesa e golave e rezultatet e dobëta kanë bërë që Florentino Perez të mendojë mirë për prurjet e reja.

Mediet në Spanjë raportojnë se Real Madrid synon transferimin e ‘galaktikëve’, duke përmendur tre emra të mëdhenj.

MundoDeportivo shkruan se Neymar, Paul Pogba dhe Eden Hazard janë në listën e Florentino Perez, përcjell lajmi.net.

Transferimi i këtyre lojtarëve do të shndërronte Real Madridin në një skuadër me shumë yje, por transferimi i çdonjërit prej tyre, do t’i kushtonte Perezit hiq më pak se 300 milionë euro.

Exit mobile version