Charles De Ketelaere mund të bëhet futbollisti i radhës që largohet nga Milani këtë verë.
“Rossonerët” paguan 35.5 milionë euro, pa përfshirjen e bonuseve, për transferimin e tij nga Club Brugge verën e kaluar.
Megjithatë, De Ketelaere nuk ia doli të dëshmohet. Ai u konsiderua një dështim pas sezonit të parë në “San Siro”.
Belgu regjistroi në total 40 paraqitje, por nuk shënoi asnjë gol. Një asistim ishte kontributi i tij i vetëm.
Kësisoj, Milani besohet se po kërkon blerës për 22-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit.
“Relevo” ka raportuar se Real Sociedadi ka shprehur interesim për të dhe se është duke përgatitur një ofertë.
Oferta mendohet se mund të jetë për huazimin e De Ketelaeres për një sezon, duke përfshirë opsionin e blerjes në marrëveshje.
Atalanta, PSV Eindhoven, RC Lens, RB Leipzig, Marseille dhe Aston Villa janë klubet tjera të përmendura si të interesuara për reprezentuesin e Belgjikës.
Charles de Ketelaere me Milanin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.