Real Madridi po mendon t’ua zgjasë kontratën dy mesfushorëve, Luka Modric dhe Toni Kroos.
Dy yjet e “Los Blancos” po përjetojnë ende formë fantastike, përkundër moshës.
Kjo është edhe arsyeja pse klubi spanjoll po mendon t’ua zgjasë kontratat edhe për një vit tjetër.
Të dyve u skadon kontrata në fund të këtij edicioni, teksa me shumë gjasa, ata do të pensionohen në “Santiago Bernabeu”.