Përfaqësuesi anglez, Jude Bellingham është afër që të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madrid në verë.
Pikërisht, spanjolli “AS” pretendon se Reali është në negociata me lojtarin dhe babain e tij.
Borussia Dortmund që dikur e solli Bellinghamin për 25 milionë euro, me shumë mundësi do të kërkojë 145 milionë euro (100+40 bonuse).
Nëse arrihet ky transferim me këtë shumë, do të thyhej rekordi i Eden Hazard, për të cilin “klubi mbretëror” ndau 115 milionë.
Dortmundi ka organizuar një takim me Bellinghamin dhe babain e tij për 6 janar dhe pritet që anglezi të informojë klubin se dëshiron të shkojë në verë, sepse Reali e sheh atë si zëvendësues të Luka Modriq./Prishtinapress/