Real Madridi duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i Christian Eriksenit, edhe pse është raportuar se nuk zgjon më interesimin e tyre.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, familjarët e yllit të Tottenham Hotspurit kanë filluar kërkimet për të gjetur një shtëpi në kryeqytetin spanjoll.
27-vjeçari thuhet se i tërheq madrilenët jo vetëm për shkak të talentit të tij, por edhe për shkak të çmimit të ulët dhe profesionalizmit të treguar deri më tani në Ligën Premier.
Presidenti i Spurs, Daniel Levy, ka treguar në të kaluarën se nuk është një njeri që dorëzohet me lehtësi, por në avantazhin e madrilenëve është fakti se kontrata aktuale e danezit skadon pas një viti dhe klubi anglez nuk mund të rrezikojë ta humbasë atë me kosto zero pas 12 muajsh.