Site icon PrishtinaPress

Real Madridi me përmbysje spektakolare merr tri pikët ndaj Espanyolit

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Espanyolit në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit spanjoll.

‘Los Blancos’ e filluan furishëm takimin duke dominuar bindshëm si në aspektin e posedimit të topit ashtu edhe në atë të krijimit të rasteve për gol.

Mbappe pati dy mundësi të mira shënimi fillimisht në minutën e 11-të dhe pastaj në minutën e 22-të, por portieri Joan Garcia nuk lejoi që të mposhtej.

Ishte pjesa e dytë ajo në të cilën u shënuan të gjithë golat ku në fund madrilenët ia dolën të triumfojnë.

https://x.com/realmadrid/status/1837580632110592269

Fillimisht në avantazh kaluan mysafirët, kjo falë një autogoli të Thibaut Courtois në minutën e 54-të i cili realizoi në rrjetën e portës së tij për 1-0.

Epërsia e vendasve nuk zgjati shumë pasi Real Madridi arriti të barazojë rezultatin në 1-1 në minutën e 58-të me anë të Dani Carvajal.

Mbretërit kompletuan rikthimin në minutën e 75-të kur Vinicius me një pasim të mençur gjeti brenda zonës Rodrygon që me lehtësi shënoi për 2-1.

https://x.com/realmadrid/status/1837594177799954580

Për rezultatin 3-1 u përkujdes Vinicius Junior i cilia doli të shënojë pasi iu servua një pasim i bukur nga Kylian Mbappe.

Golin përfundimtar të takimit e shënoi pikërisht francezi i cili realizoi për 4-1 nga pika e bardhë, penallti të cilën e fitoi Endrick.

Pas javës së gjashtë Real Madridi mban pozitën e dytë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa të martën do të luajnë sërish në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Alavesit.

Exit mobile version