12.4 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Real Madridi gjen zëvendësuesin e Kroosit, por kushton një mal me para

Real Madridi është duke kërkuar një zëvendësues për Toni Kroosin dhe janë në dijeni se nuk do të jetë aspak e lehtë.

Gjermani u pensionua nga futbolli me klube më 1 korrik, atëherë edhe kur i përfundoi kontrata me Los Blancos, por që zyrtarisht e mbylli me eliminimin e Gjermanisë nga Euro 2024.

Sipas raportimit nga Marca, në listën e Los Blancos për të zëvendësuar Kroosin është braziliani Bruno Guimaraes, i cili aktualisht luan për Newcastle United.

Guimaraes ka pasur një ndikim të rëndësishëm deri tani për Magpies, duke luajtur në 86 ndeshje, duke shënuar 16 gola dhe duke dhuruar 14 asistime.

Newcastle kërkon 120 milionë euro për të, një shifër që nuk duhet të jetë problem për Galaktikët.

Megjithatë, Real Madridi duhet të vepronte shpejt pasi edhe Manchester City është në garë dhe Pep Guardiola e adhuron lojën e tij. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img